Rrahje në një fitnes në Drenas

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 11:07
Rrahje në një fitnes në Drenas

Policia në Drenas ka arrestuar një person i cili dyshohet se në një sallë fitnesi ka sulmuar fizikisht një tjetër

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Drenas, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari derisa ka qenë duke bërë ushtrime në fitnes, e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke bërë ushtrime fizike (në sallë fitnesi)  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për  48-orë”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)