Çfarë gjuhe folën Hoti e Vuçiq në kthinat e Shtëpisë së Bardhë

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 14:17
Çfarë gjuhe folën Hoti e Vuçiq në kthinat e Shtëpisë së Bardhë

Pak para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në korridoret e Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë dëgjuar tek polemizojnë se në cilën gjuhë të flitet.

Vuçiq i është drejtuar Hotit në gjuhën serbe, e më pas kryeministri kosovar i ka thënë Vuçiqit të flas anglisht e jo serbisht.

“A mund të flasësh anglisht të lutem”, i ka thënë Hoti

 “Në rregull në rregull”, ia ka kthyer Vuçiq.

Këtë bashkëbisedim të shkurtër e ka dëgjuar kameramani kosovar qe ishte në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Pas kësaj dy delegacionet janë futur në Dhomën Ovale ku i ka pritur nikoqiri I takimit, presidenti amerikan Donald Trump.

Vuçiq i ishte drejtuar në gjuhën serbe edhe në Bruksel, kryeministri Hoti duke e pyetur se a flet serbisht, kurse Hoti ia kishte kthyer poashtu në gjuhën serbe se e kupton të njëjtën.

Të premten e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është nënshkruar marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)