Hyseni i kërkon ambasadorit Rohde mbështetjen e mëtejme gjermane për dialogun

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 15:47
Hyseni i kërkon ambasadorit Rohde mbështetjen e mëtejme gjermane për dialogun

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në vend, Joern Rohde.

Për takimin ka shkruar koordinatori Hyseni përmes Facebook’ut, duke thënë se bashkë me Rohde kanë biseduar për rrjedhën e deritanishme të dialogut Kosovë-Serbi.

“Duke çmuar lartë kontributin e madh të Gjermanisë dhe përkrahjen për Kosovën, dhe përkushtimin e Kancelarës Merkel, theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Rohde, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe angazhimi i Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin mbetet i palëkundshëm”, ka shkruar Hyseni.

 

Sot, prita në zyrën time ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. Biseduam për rrjedhën e...

Publiée par Skender Hyseni sur Jeudi 10 septembre 2020

(Kosova Sot Online)