Ndarja e madhe po përgatitet në LDK, më serioze se në kohën e Nexhat Dacit

Ndarja e madhe po përgatitet në LDK, më serioze se në kohën e Nexhat Dacit

Hajrullah Tërnava

  • 10 September 2020 - 07:40

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“LDK i ka bërë shumë dëme vetes duke i shërbye partisë e cila i ka sjellëdëme të mëdha në të kaluarën, PDK-së, sikur që ishte këmbëngulësia për ta përkrahur atë për President të Kosovës, duke bërë trysni te deputetet e LDK-së që t’ia japin votën, kur dihet mirë se cilat ishin të këqijat që i ka bërë LDK-së. Edhe tani mundë të konstatohet se LDK është partia me e besueshme e Hashim Thaçit, derisa është në krye të LDK-së Isa Mustafa. Prandaj në këto rrethana vlerësohet se me largimin e Vjosa Osmanit dëmi që do ti ndodhë kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme do të jetë shkatërrua, edhe më i madh se i vitit 2006 në mes Fatmir Sejdiut si kryetar i LDK dhe Nexhat Dacit, që u nda nga kjo parti dhe e krijoj LDD-në”.

-Fati i LDK-se ne skenën politike tani edhe definitivisht do të luhatet shumë, dhe elektorati i saj do ta dënoj këtë parti, ose me mos dalje në zgjedhje, apo një numër i elektoratit do ti bashkëngjitet partisë së re të Vjosa Osmanit, e cila është në krijim e sipër. Parashihet që do të ketë edhe votues të partive tjera si të dëshpëruar në partitë e tyre, që do ti bashkëngjiten partisë së Vjosës, por edhe një numër i madhe veç po deklarohen se do ta votojnë LVV-në, duke e pasur parasysh mënyrën jo korrekte të mosbesimit të mocionit ndaj qeverisë LVV-LDK në një afat aq të shkurtër, që vlerësohet nga opinioni si qeverisja më e suksesshme për atë kohë aq të shkurtër të qeverisjes, e që tani popullata e di në tërësi realitetin dhe shkakun se si ka ndodhur rrëzimi i asaj qeverie. Edhe vetë paralajmërimi serioz i kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, ish kandidate për kryeministre, për largimin nga kjo parti, pas asaj që përjetoi me kundërshtimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe mos votimin e Qeverise Hoti flet shumë. Tani edhe definitivisht do të defaktorizohet dhe dobësohet akoma më shumë LDK për shkak të menaxhimit totalitar të Isa Mustafës. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shume vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë me mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Dhe jo vetëm ajo por ka mjafte anëtar të devotshëm të partisë së LDK-së të cilët janë dëshpëruar në prijësin e tyre Isa Mustafen, që kur është zgjedhur Kryetar i saj që nga viti 2010 e deri me tani, asnjë zgjedhje qendrore nuk i ka fituar deri me tani.

Për shkak se në këtë parti avancohen vetëm të dëgjueshmit e kryetarit, dhe gjithnjë po ata gjenden si në kryesi të ngushtë apo në kuvendin e përgjithshëm të partisë, dhe tani edhe statutin e kësaj partie e kanë rregulluar ashtu që kryetar i partisë mundet me u zgjedh vetëm me aklamacion e kurrsesi me votim të fshehtë, për të vetmin qëllim që askush tjetër të mos të zgjidhet Kryetar i partisë, përpos atij të deritanishëm që ishte. Disa nga anëtarët e përkëdhelur të kësaj partie kandidohen nonstop për deputet në zgjedhjet qendrore, por edhe që nuk i fitojnë zgjedhjet, prapë se prapë në zgjedhjet e radhës të njëjtit kandidohen për deputet, dhe nëse si fitojnë zgjedhjet ata emërohen Ministra. Dhe kësaj dëgjueshmërie ia kanë parë hajrin se janë pasurua skajshëm. Shumë nga anëtarët e kësaj partie e sidomos ekspertët e lëmive të ndryshme me kontribute të rëndësishme, në të shumtat situata anashkalohen, kurse po ata të dëgjueshmit avancohen dhe ua zënë vendet e ekspertëve, edhe pse për ato punë nuk janë të përgatitur. Prandaj tani në këtë parti ka shumë të pakënaqur me veprimet e prijsëve të tyre, e sidomos për shkakun se në të kaluarën kjo parti i ka humbur ato vlera që i kishte dikur.Vjosa Osmani në planin e saj për krijimin e partisë, e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, prandaj edhe elektorati i LDK do ti bashkëngjitet në mas të madhe alternatives së re politike duke qenë i pa kënaqur me Isa Mustafën sepse që nga koha kur ishte Kryeministër në vitin 2015 nuk ka dëshmuar lidership të vendosur e guximtar, e aq më pak demokraci afirmative brenda partisë LDK. Edhe me këtë qeveri, në krye me Avdullah Hotin, në këtë përbërje me këto parti, e sidomos me Listën Serbe nuk po tregojnë qeverisje efektive sepse në tërësi mesi po i mbledhin 60 deputet, që është një qeveri jo stabile.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".