Dy llapjanë theren me thika, përfundojnë në QKUK

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 10:46
Dy llapjanë theren me thika, përfundojnë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është goditur me thikë nga një i dyshuar.

Edhe i dyshuari është lënduar, mirëpo sipas policisë nuk dihet a është lënduar nga thika apo nga sulmi fizik.

Të dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Janë konfiskuar dy thika e njëra prej tyre dyshohet se është përdorur në rast.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar.

“Podujevë 10.09.2020 – 16:22. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu është i lënduar nuk dihet a është nga thika apo nga sulmi fizik. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet se është përdorë në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)