Osmani e Kosnett nderojnë viktimat e 11 shtatorit, vendosin kurora me lule te pllaka përkujtimore

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 10:51
Osmani e Kosnett nderojnë viktimat e 11 shtatorit, vendosin kurora me lule te pllaka përkujtimore

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani sëbashku me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë vënë kurora lulesh në 19 vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake.

Osmani dhe Kosnett tek pllaka përkujtimore e viktimave të 11 shtatorit kanë vendosur kurora lulesh.

Data 11 Shtator është futur në historinë njerëzore si një ditë tragjike.

Më shumë se 3 mijë njerëz humbën jetën nga sulmet mbi dy kullat binjake në Nju Jork, në një sulm që u konsiderua si terrorist, pas së cilës pasoi ndërhyrja amerikane në Irak dhe Afganistan.

E gjitha çfarë ndodhi atë ditë u fiksua në shumë pamje e foto. Por njëra prej tyre bën diferencën: ajo e një njeriu me gjasë është vetëhedhur e po bie në një vdekje të sigurt, nga lartësia e njërës prej kullave.

(Kosova Sot Online)