Albulena Haxhiu thotë se kryeministri Hoti po e bosnjëzon Kosovën

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 11:59
Albulena Haxhiu thotë se kryeministri Hoti po e bosnjëzon Kosovën

Anëtarja e kryesisë së LVV’së, Albulena Haxhiu ka thënë sot se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është duke e injoruar aktgjykimin e Kushtetueses për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo thotë se përkundër që Kushtetuesja ka konstatuar se 23 nene shkelen me atë marrëveshje, Hoti jetëson atë marrëveshje.

“Zajdenica nuk ka arritur të jetësohet që 7 vite për shkak të rezistencës qytetare dhe opozitare. Prandaj, Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, Kosova ka një kryeministër ilegjitim e se i njëjti duhet të largohet nga pushteti.

 

Avdullah Hoti po e injoron tërësisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo...

Publiée par Albulena Haxhiu sur Vendredi 11 septembre 2020

(Kosova Sot Online)