Me ndezje të alarmit dhe ngritje të flamurit amerikan, në Kosovë kujtohen viktimat e sulmit të 11 shtatorit

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 12:01
Me ndezje të alarmit dhe ngritje të flamurit amerikan, në Kosovë kujtohen viktimat e sulmit të 11 shtatorit

Në kuadër të kujtimit të viktimave nga sulmi terrorist në ShBA më 11 shtator të vitit 2001, Zjarrfikësit  e Kosovës, kanë pastruar pllaton në Bulevardin “Bill Clinton”.

Po, ashtu është ngritur edhe flamuri i ri i Amerikës në këtë bulevard, si dhe janë ndezur alarmet nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente.

Komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës, Latif Zeka foli për iniciativën që kanë marrë për të pastruar pjesën e bulevardit Bill Clinton në nderim të viktimave të 11 shtatorit në ShBA.

” Po nderojmë viktimat e 11 shtatorit në SHBA.  Na jemi pjesë e këtij manifestimi dhe marrim pjesë çdo vit dhe e mirëmbajmë pllakatin e këtij burri të madh Bill Clinton”.

(Kosova Sot Online)