Çfarë thotë Hoti pasi tre qeveritë që nënshkruan në Washington u nominuan për Nobel

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 15:42
Çfarë thotë Hoti pasi tre qeveritë që nënshkruan në Washington u nominuan për Nobel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë, janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se është jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, i cili e ka marrë iniciativën për këtë nominim.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Jacobsson sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Prandaj dua që të nominojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi I rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Jacobsson.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Presidenti Donald Trump është nominuar për të dytën herë për Çmimin Nobel për Paqe për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell në Twitter, derisa i ka bërë retëett postimit të Jacobsson.

 

Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe.

Publiée par Avdullah Hoti sur Vendredi 11 septembre 2020

(Kosova Sot Online)