Rusia: Mbi një mld njerëz do të marrin vaksinën tonë

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 11:14
Rusia: Mbi një mld njerëz do të marrin vaksinën tonë

Më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën do të vaksinohen kundër koronavirusit me vaksinën ruse “Sputnik V” në periudhën 2020-21, sipas Fondit Rus për Investime Direkte (RDIF).

RDIF vëren gjithashtu interes për vaksinën ruse në më shumë se 30 vende, ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë së botës, raporton Tass.Midis tyre janë vendet e Amerikës Latine, Arabia Saudite, Filipinet, Japonia, Koreja e Jugut, Greqia, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe …

Më 11 gusht, Rusia u bë e para në botë që regjistroi një vaksinë kundër virusit koronar të quajtur “Sputnik V”. Vaksina u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamalea dhe iu nënshtrua provave klinike në qershor dhe korrik.

Ajo bazohet në një platformë të njohur që më parë është përdorur për vaksinat e tjera.Ministria e Shëndetësisë e Rusisë vuri re se përvoja e përdorimit të përgatitjeve të ngjashme tregon se ato janë të afta të sigurojnë imunitet afatgjatë deri në dy vjet.

(Kosova Sot Online)