Djali i ish-peshkopit shiste drogë për t’u veshur shik

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 12:55
Djali i ish-peshkopit shiste drogë për t’u veshur shik

Djali i një ish peshkopi anglikan është arrestuar pasi shpërndante kokainë dhe shiste ilaçe për të blerë rroba të stilistëve të famshëm. Ai gjithashtu ishte një përdorues i rregullt i kokainës që në moshën 17 vjeçare.

Michael David Hough u deklarua fajtor në Gjykatën e Qarkut Victorian ditën e premte nën akuzën e importimit të një sasie kokaine dhe MDMA.

Hough kishte vetëvlerësim të ulët dhe dëshira e tij për t’u dukur si një njeri me pozitë të lartë në shoqëri e nxiti 30 vjeçarin të fitonte para në mënyrë të shpejtë.

“Ai po shpenzonte para për rroba, apartamente të mrekullueshme. Hough kishte një çregullim të përzier personaliteti dhe ndjente një dobësi të vetvetes, ishte mjaft impulsiv dhe kishte tipare narciziste”– tha Dr Michael Davis.

Sipas mjekut përdorimi i bollshëm i kokainës e rëndoi sjelljen e tij dhe tani ai ishte duke konsumuar drogën çdo 40 minuta.

Babai i tij ishte ish peshkopi anglikan i Ballarat Michael Hough.

(Kosova Sot Online)