Çfarë maske duhet të mbani nëse fluturoni në kohë koronavirusi

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 13:03
Çfarë maske duhet të mbani nëse fluturoni në kohë koronavirusi

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë së koronavirusit, udhëtimet janë shumë pak të rekomanduara, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit. Por jo gjithmonë është i shmangshëm udhëtimi, e si pasojë duhet marrë masat e duhura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë së fundmi një postim në profilin zyrtar të saj në “Facebook”, ku ka zbuluar llojet e maskave që çdo udhëtar duhet të përdor gjatë fluturimeve në kohë pandemie.



Sipas OBSH-së, ata mbi 60 vjeç ose persona me probleme shëndetësore, duhet që të vendosin maskë mjekësore.

Ndërsa njerëzit që ndihen të shëndetshëm dhe nuk kanë simptoma, duhet që të vendosin maska të thjeshta, për të parandaluar përhapjen e Covid-19 te të tjerët.

(Kosova Sot Online)