Covid -19 në Shqipëri: 3 të vdekur dhe 164 raste të reja

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 17:52
Covid -19 në Shqipëri: 3 të vdekur dhe 164 raste të reja

Tre persona kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Lajmin e përcjell Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të të dhënave.

Në 872 testime të kryera, 164 kanë rezultuar raste të reja me koronavirus, ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 51 persona.

Në të dyja spitalet Covid në Tiranë janë të shtruar aktualisht 188 pacientë, mes të cilëve 21 në terapi intensive dhe 7 në gjendje të rëndë (të intubuar.).

(Kosova Sot Online)