Kjo është forma e qeverisjes korruptive në rrethana të jashtëzakonshme

Kjo është forma e qeverisjes korruptive në rrethana të  jashtëzakonshme
Kjo është forma e qeverisjes korruptive në rrethana të  jashtëzakonshme

Riza Smaka

  • 12 September 2020 - 17:39

Shkruan: Prof. Dr. Riza Smaka

“Sikur Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, të ishte formuar sipas Ligjit për Qeverinë e jo sipas aktit qeveritar të legjislacionit sekondar, pa dyshim, në vend të gjashtëmbëdhjetë ministrive, do të kishte dukshëm më pak dhe, për aq ,paratë e buxhetit të vendit ,do të kurseheshin në masë të konsideruar. Mjete të kursyera edhe nga racionalizimi i numrit enorm të ministrive, shumica sosh, replika të ndërsjella e për aq të panevojshme, do të mund të alokoheshin, nder të tjera, në sigurimin gratis të analizave shëndetësore referuar infektimeve të mundshme nga pandemia”.

-Në rrethanat e jashtëzakonshme ,në të cilat ndodhet vendi ynë edhe për shkak të pandemisë , çfarë do përfitimit i cilës do natyrë, apriori del të jetë i kundërligjshëm, i kundër moralshëm, qëllim keq, bizar dhe tejet irritues. Aq më parë kur, edhe për shkak të dështimeve qeveritare, vendi ynë, është i pari në botë, për të keq, më i infektuari nga Corona 19, me pasoja fatale! Aq më parë kur, në vendin tonë , mjerisht ,dominon skamja, varfëria , shkallë a lartë e papunësisë , pagat e ulëta dhe shkalla e lartë e inflacionit. Në këtë kontekst , vlen të theksohet se, Kosova ka numër të njëjtë të ministrive – departamenteve me ato të SHBA-ve, dhe mbi dy herë më shumë ministri nga sa ka Zvicra!Në këtë diskurs të shkurtër nuk ka nevojë për komentime por për qortime serioze adresuar qeveritarëve e pushtetarëve të pa përgjegjshëm , të pandërgjegjshëm dhe për aq jo kompetentë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".