Situata me Covid 19 në Kosovë: 2 mijë e 705 raste aktive

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 09:23
Situata me Covid 19 në Kosovë: 2 mijë e 705 raste aktive

Rënie e numrit të rasteve të reja me COVID-19 është shënuar në ditët e fundit në Kosovë.

Sidoqoftë, ajo çka mbetet shqetësuese është numri i madh i viktimave nga COVID-19.

Deri tani, në Kosovë janë shënuar plot 14 mijë e 566 raste pozitive me koronavirus në 57 mijë e 239 të testuar.

Gjithësej, në vendin tonë kanë vdekur 589 persona nga ky virus.

Deri sot, në Kosovë janë shëruar 11 mijë e 272 persona, teksa numri i rasteve aktive është 2 mijë e 705.

Rënia e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë është cilësuar si shumë pozitive nga akterë të institucioneve shëndetësore, të cilët thonë se Kosova tani qëndron më mirë se vendet e rajonit.

Ndërkaq, subjekte të biznesit tash e një kohë janë duke kërkuar lirimin e masave.


(Kosova Sot Online)