Trumpi nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 09:33
Trumpi nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim të uljes së çmimit të ilaçeve në Shtetet e Bashkuara.

“Urdhri për Kombin tim të preferuar do të sigurojë që kombi ynë ta marrë çmimin e njëjtë të ulët që Big Pharma ua ofron vendeve të tjera. Ditët e ngasjes së lirë në kurriz të Amerikës kanë mbaruar”, shkroi presidenti amerikan në Twitter.

Ky urdhër, që u nënshkrua më pak se dy muaj para zgjedhjeve të presidenciale të 3 nëntorit, do ta zëvendësonte një urdhër tjetër ekzekutiv për këtë çështje, që u nënshkrua më 24 korrik, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Grupi më i madh i industrisë farmaceutike, PhRMA, e cilësoi vendimin e Trumpit si sulm të pamatur saktësisht në kompanitë që po punojnë ditë e natë për ta mposhtur Covid-19.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë në korrik e nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin i kërkohej kompanisë Medicare që t’i ndërlidhë çmimet e barnave në Shtetet e Bashkuara me ato të vendeve tjera.

Sidoqoftë, zbatimi i këtij urdhri ishte shtyrë pasi administrata kërkoi të gjente një zgjidhje për këtë industri.

(Kosova Sot Online)