Ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 08:38
Ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Për sot janë paralajmëruar nëntë ngjarje të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton kërkesën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe do të njoftohet nga përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës mbi kërkesat e tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N-10, ora 10.00)

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës, të cilët janë kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10.00, pamje)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Rektorati i UP-së Prishtinë, ora 10.00)

Komuna e Prizrenit organizon homazhe me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren – te varrezat e dëshmorëve në Landovicë (ora 10.00), pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit (ora 10.40).

Komuna e Prizrenit me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren shpërndan mirënjohje për gratë veterane të luftës. (Lidhja e Prizrenit, ora 11.00)

Komuna e Prizrenit me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren përuron rifillimin e punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj”. (Fshati Malësi e Re, ora 12.30)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bën nënshkrimin e vendimit për shpalljen e AFA “Rugova”, trashëgimi shpirtërore. (Rugovë, Pejë, ora 13.00)

UNDP në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar online “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”. (https://undp.zoom.us/j/95827633812?pwd=UDZsMmkzcXE3eHh4eUtFeDBWVmlvdz09, ora 15.00)

Klubi i Basketbollit AA Kerasan Prishtina në konkurrencën e femrave organizon turneun 3×3 “Women Streetball AA Prishtina”. ( Rezidenca Marigona, Prishtinë, ora 17.00-20.00)

(Kosova Sot Online)