Bandat e krimit bëjnë biznes me shëndetin e popullit në kohë pandemie

Bandat e krimit bëjnë biznes me shëndetin e popullit në kohë pandemie
Bandat e krimit bëjnë biznes me shëndetin e popullit në kohë pandemie

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 15 September 2020 - 07:58

Shkruan:Reshat Badallaj-Zhurjani

“Licencat e tyre po mbijnë si kërpudhat pas shiut, dhe mos të mendoj dikush se e kanë për shëndetin e njeriut. Do të dalin dhe do të zbardhen të gjitha një nga një, por më vonë sepse populli i shkretë është hutuar tej mase dhe ka mbetur i pashpresë. Këta kryebandit nuk janë duke u ndalur dhe nuk zgjedhin mjete por përdorin lloj-lloj metodash për të plaçkitur vendin dhe pastaj të lehin se kinse ne i´a dolëm. Nuk e di nëse laborator të nivelit sikur që ka Amerika,Gjermania..se në Kosovë krejt këto janë me hile, se në pyetje është pazari i pistë i këtyre të pafytyrëve dhe këtyre pisave shkuar pisave. Këtyre bandave as që ju intereson se si del rezultati; si ai rasti që ndodhi në Austri, dhe këto banda as që u skuqën dhe as që kërkuan falje, sepse me rëndësi për këto banda hajnash janë paraja, si të bëhen të pasur, dhe aspak shëndeti i njeriut”.

-Derisa shteti i Kosovës mjerisht është i kapur nga bandat më të rrezikshme në Ballkan, dhe që veprojnë në vendin tonë, që nga kryebanditët e majave të shtetit që dikush e quan Presidencë dhe nga kryebanditët e bandave politike, që edhe këta dikush i quan kryetar partie, e kanë kapur shtetin dhe e kanë lëshuar rrjetin taman si të merimangës për të plaçkitur deri në palcë pa dhimbje që e ka prekur mish e asht. Dua të them se këta kryebanditë të majave të shtetit janë të lidhura ngushtë me kanalet më kriminale të nëntokës dhe u kanë dhënë licenca bashkëpunëtorëve më të afërt serbo çetnik, si atyre të gjakut serbian Devolli, harambashit, pro rusit dhe pro serbit Behgjet Pacolli, atij Ramiz Kelmendit të kumbarës së Sreten Lukicit, që bashkëpunojnë me organizatën terroriste "SNAGA SRBIJE" dhe pastaj i futen në grusht ata faqezinj të gjyqësisë së sëmurë, bashkëpunëtorë të deri djeshëm të Serbisë që dënuan shqiptarët me procese të montuara politike dhe pastaj këto do bëjnë hatanë dhe sallamadi në vend duke e dëmtuar buxhetin e shtetit dhe djersën e taksapaguesve, duke ja pirë jo vetëm djersën por edhe gjakun.

Shikoni këtë qeveri të Dullës, fund e krye të dal nga bishtat e UDB-së dhe pansllavistët se si licensuan laboratorët e argatëve serbian, dhe e goditën shumë rëndë edhe xhepin e qytetarit, dhe askush nuk e di se ku shkojnë dhe kush e ndan pazarin me këto banda banditësh. Nuk e thonë kot atje në Zhur, nga anët e mia se "ujku do mjegull" dhe këta faqezinj dhe idiot e shkuar idiotëve u lëshuan sërish pas hajnisë sepse këtë e kanë në gjak, dhe as dializa nuk mundë ta pastro. Populli, jo me ankesa po duhet të ngritët i tëri në këmbë për të ndaluar këtë veprimtari kriminale nga banditët dhe kriminelët që fshihen pas këtyre veprimeve vdekjeprurëse”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".