Komenti i Trumpit: Hoti dhe Vuçiqi e bënë botën më të sigurt

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 10:29
Komenti i Trumpit: Hoti dhe Vuçiqi e bënë botën më të sigurt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të shkuar më 4 shtator në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen e arritur.

Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit së fundi është publikuar një citat i Trump, ku shprehet se Hoti dhe Vuçiq e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre – nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik.

“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për ta finalizuar këtë angazhim”, citohet Trump. “Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtet ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”.

(Kosova Sot Online)