Për president të Kosovës, Vjosa Osmani lidere me besim të verifikuar nga qytetarët

Për president të Kosovës, Vjosa Osmani lidere me besim të verifikuar nga qytetarët
Për president të Kosovës, Vjosa Osmani lidere me besim të verifikuar nga qytetarët

Dardan Grapci

  • 15 September 2020 - 07:37

Shkruan:Dardan Grapci

“Mendoj qe ka ardhur koha, që Kosovën ta udhëheqë përsëri një liderë përfaqësuese e gjinisë femërore, që ka besim dhe verifikim të kredibilitetit e të sinqeritetit tek qytetarët. Lirishtë mundë të themi që këto merita, dhe këto kritere i plotëson tani port tani , si i vetmi person që mundë ta udhëheq vendin, si Presidente, është Vjosa Osmani. Po e them këtë sepse në zgjedhjet e kaluara ishte figura e vetme e cila e solli LDK-në gati në pozitën e parë duke ja ngritur besimin te qytetarët, e për një nuancë të vogël në dallim votash me LVV-në mbeti pa e zënë pozitën e parë. Ajo akoma po vazhdon të jetë një personalitet të cilin simpatizojnë dhe admirojnë qytetarët”.

- Kosova në këtë krizë politike dhe ekonomike, plus në një situatë pandemie, partitë politike në vend po bëjnë shumë zhurmë, duke e kërcënuar njëra tjetrën ku në këtë rast AAK-ja ka probleme me LDK-në sa i përket çështjes se kush do ta merr Presidencën në mandatin vijues, zgjedhjet e ardhshme për presidentin e Kosovës. Unë mendoj që ka ardhur koha ta kemi përsëri një kandidat për president të zgjidhur jashtë kësaj garniture politike. Konsideroj që sipas këtyre zhvillimeve që po ndodhin në skenën politike, as LDK-ja e as AAK-ja nuk e meritojnë këtë post, duke e ditur që LDK-ja që nga pavarësia e Kosovës e deri më sot asgjë nuk ka bërë për popullin e Kosovës, kurse nga ana tjetër Ramushi e kaluar testin sa i përket udhëheqjes së shtetit si Kryeministër i vendit dhe në këtë test ka rënë poshtë me rezultat tepër negativ.
Jam i sigurt që nëse do të propozohej si kandidate për ta votuar qytetarët, në mesin e rivalëve të tjerë për këtë pozitë , qytetaret e vendit do ta votonin Vjosa Osmanin për presidente të vendit, prandaj edhe politika duhet ta merr si figurë koncensuale dhe të balancave politike për ta votuar në pozitën e Presidentes në mandatin që vjen”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".