Gjendet kanabis në pronë shtetërore në Kaçanik

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 10:56
Gjendet kanabis në pronë shtetërore në Kaçanik

Në një pronë shtetërore në Kaçanik janë gjetur të mbjella bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar mëngjesin e së hënës në Kaçanik.

 “Është raportuar se në një parcelë, pronë shtetërore, janë gjetur të mbjellura bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi, ku është konfiskuar edhe një thikë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Bimët narkotike janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)