Rexhep Selimi pas vdekjes së Adem Mikullovcit: Perdja nuk do të bie kurrë për ty

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 11:44
Rexhep Selimi pas vdekjes së Adem Mikullovcit: Perdja nuk do të bie kurrë për ty

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka ngushëlluar familjarët për vdekjen e ish’deputetit dhe aktorit Adem Mikullovci.

Selimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka mbetur sot pa Mikullovcin, mirëpo, jo pa emrin e tij, porositë e mësimet dhe veprën që ka lënë.

“Sot mbetëm pa ty, por jo edhe pa emrin tënd, jo pa porositë dhe mësimet tua, jo edhe pa veprën tënde të madhe jetësore, dhe asnjëherë pa kujtimet për ty. Jam i pikëlluar por krenar që ma dhe mundësinë të ishim miq dhe bashkudhëtarë në rrugën e idealeve tona të përbashkëta. Perdja nuk do të bie kurrë për ty”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)