Ja si po përgatitet skenari i rrëzimit të Qeverisë Hoti

Ja si po përgatitet skenari i rrëzimit të Qeverisë Hoti
Ja si po përgatitet skenari i rrëzimit të Qeverisë Hoti

Faik Krasniqi

  • 15 September 2020 - 07:43

Shkruan: Faik Krasniqi

“Gjithçka është në dorën e Hashim Thaçit. Edhe rrëzimi i kësaj qeverie, por edhe zgjedhja e presidentit të ri. Nëse ai e dëshiron edhe një mandat, atëherë PDK e shtynë drejtë një koalicioni me LDK-në, vetëm e vetëm që të rizgjidhet edhe një mandat president. Nëse jo, atëherë president do të zgjidhet njeriu që atij i leverdis. Prandaj nuk besoj që kjo qeveri do të rrëzohet para marsit 2021. Pas zgjedhjes së presidentit, edhe këtë qeveri do e rrezoj Hashim Thaçi, ashtu siç e krijoj në mënyrë dinake për interesa të veta”.

-Rrëzimi i qeverise Hoti është në dorën e presidentit Thaçi. Pa lejen e tij PDK nuk bëhet pjesë e rrëzimit të kësaj qeverie. LVV nuk ka vota për ta rrëzuar qeverinë, sepse përveç votave të PDK-së duhen edhe disa vota të deputeteve të minoriteteve, gjë qe vetëm Hashim Thaçi mund t'i siguroj. Por është një problem. Në fillim të vitit të ardhshëm duhet të zgjidhet presidenti i ri. Për t'u bërë president ka ambicie nga shumë politikanë. Një ndër ta është edhe Ramush Haradinaj. Ai pranoi edhe marrëveshjen e Uashingtonit gjë të cilën e kundërshtoi ashpër në fillim, vetëm me shpresën që do të siguroj mbështetjen për t'u bërë president.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".