Qesharake: Trumpi përdor foto të aeroplanëve rusë për ta përkrahur ushtrinë amerikane

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 12:48
Qesharake: Trumpi përdor foto të aeroplanëve rusë për ta përkrahur ushtrinë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes zyrtarëve të fushatës e ka përgatitur një fotografi për ta përkrahur ushtrinë amerikane. Megjithatë, në pamje shihen aeroplanë luftarakë rusë.

Reklama e publikuar nga data 8 deri më datën 12 shtator është përgatitur nga komisioni për fushatën zgjedhore, i quajtur “Make America Great Again”, shkruan Daily Mail.

Në këtë fotografi shihen pesë ushtarë rusë, disa prej tyre me armë ruse AK-74 në duar, ndërsa mbi ta shihen disa aeroplanë rusë të tipit MiG-29.

Pierre Sprey, i cili kishte dhënë ndihmë për dizajnimin e aeroplanëve F-16 dhe A-10 për forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, i tha gazetës Politico: “Ky definitivisht është një MiG-29”.

Praninë e aeroplanëve rusë në këtë fotografi e konfirmoi edhe Ruslan Pukov, drejtor i Qendrës për Strategji dhe Teknologji në Moskë.

Zyrtarët e fushatës së presidentit Trump nuk i janë përgjigjur kërkesës për koment. Kjo gafë ndodhi në kohën kur ka pretendime se Rusia është duke ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale, duke u përpjekur ta dëmtojë kandidatin Joe Biden.

(Kosova Sot Online)