Palestinezët “ia falin” Serbisë vendimin për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 16:03
Palestinezët “ia falin” Serbisë vendimin për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem

Diplomati palestinez i akredituar në Beograd Mohamed Nabhan që shpesh flet kundër pavarësisë së Kosovës dhe për miqësinë me palën serbe, ka deklaruar sot pas takimit me Vuçiq se i kanë tejkaluar mosmarrëveshjet me Serbinë për çështjen e Ambasadës në Jerusalem, që Serbia pritet ta çojë nga Tel -Avivi.

Ambasadori i Palestinës në Beograd Mohamet Nabhan pas takimit të sotëm me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se miqësia e fortë ndërmjet Serbisë dhe Palestinës nuk mund të luhahet dhe se mosmarrëveshjet që janë shfaqur për shkak të ujdisë në Shtëpinë e Bardhë janë tejkaluar.

“Ajo që ka ndodhur në Ëashington tani ka marrë fund, duhet ta tejkalojmë dhe kjo është e mbyllur” ka thënë Nabhan për Tanjug.

Takimin e sotëm me Vuçiq Nabhan e ka quajtur të rregullt.

“ Kemi folur për zhvillimin e miqësisë ndërmjet Palestinës dhe Serbisë e cola do të rritet në të ardhmen e afërt” ka thënë Nabhan. Sipas tij, me Vuçiq ka diskutuar edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Vuçiq i dërgoi përshëndetje Presidentit dhe popullit të Palestinës dhe shfaqi bindjet se Serbia do të mbetet me qëndrimet e saj se do t’i ofrojë mbështetje popullit palestinez në përpjekjeket për arritjen e shtetit të pavarur” ka thënë Nabhan.

SHBA ka bindur më 4 shtator Kosovën e Serbinë t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem ndërkohë që Kosova nga ky hap do ta marrë njohjen e Izraelit.

(Kosova Sot Online)