Infermierët protestojnë sot pasi që nuk morën shtesat nga qeveria

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 08:56
Infermierët protestojnë sot pasi që nuk morën shtesat nga qeveria

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbajë sot një protestë, në shenjë pakënaqësie për mos rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mos ekzekutimit të shtesave prej 300 eurove në pagë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Organizativ për protesta, i cili përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë brenda SHSKUK/QKUK-së.

Sindikata e Infermierëve kujton se inicimin e procedimit të Ligjit për Paga është munduar ta rregullojë përmes dialogut social, por këto kërkesa kanë mbetur të pashqyrtuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Protesta e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë.

(Kosova Sot Online)