Lexoni edhe:
Nuk ka ligj për supermenët e Kosovës, marrin deri në 6 - 8 paga dhe janë të pa prekshëm
Më pak se dy javë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump, ku njëra nga pikat ishte edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, ka ardhur një letër për popullin e Kosovës nga kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanjahu.
Me rastin e Vitit të Ri Hebraik, kryeministri izraelit paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Nuk ka ligj për supermenët e Kosovës, marrin deri në 6 - 8 paga dhe janë të pa prekshëmLexoni edhe:
“Në këtë Vit të Ri, unë i shtrij dorën time të miqësisë popullit të Kosovës.
Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të ndihmojnë si një parathënie e një ere të re që do të sjellë përfitime për popujt e dy vendeve.
Jam optimist se mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim të realizohet këtë.
E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na sjellë më afër. Gëzuar Vitin e Ri dhe le të regjistroheni ju në librin e jetës”, thuhet në letrën e Netanyahut, me ç’rast i hap rrugë kështu dhe regjistrimit të Kosovës si shtet i pavarur në librin e shteteve nga Izraeli.
(Kosova Sot Online)