Pasi publikoi foton nga spitali ku u shfaq i tjetërsuar, kritiku i Putinit merr vendimin e papritur

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 09:21
Pasi publikoi foton nga spitali ku u shfaq i tjetërsuar, kritiku i Putinit merr vendimin e papritur

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny, ditën e martë shpërndau në rrjetet sociale një foto nga spitali ku është i shtruar në Berlin dhe tha se më në fund mund të marr vet frymë lirisht.

Zëdhënësi i tij për mediat deklaroi se tani Navalny planifikon që të kthehet në Rusi, shkruajnë mediat e huaja.

Kundërshtari kryesor i Presidentit Vladimir Putin, u sëmur gjatë fushatës më 20 gusht dhe u dërgua me avion në Berlin.

Gjermania thotë se testet laboratorike në tre vende kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe qeveritë perëndimore kanë kërkuar një shpjegim nga Rusia.

Moska i ka quajtur akuzat të pabaza. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti të martën se Moska ishte e hapur për të zbardhur atë që ndodhi me Navalnyn, por kishte nevojë për qasje në informacion mbi çështjen e tij nga Berlini.

Ky rast ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit, tashmë në një nivel të ulët pas Luftës së Ftohtë që nga aneksimi i Moskës i Krimesë nga Ukraina në 2014 dhe përpjekja për helmim të një ish-agjenti rus të dyfishtë me të njëjtin agjent nervor Novichok në Angli në 2018.

(Kosova Sot Online)