Ministrja e Jashtme udhëton për në Hagë, do të flasë për vizat me homologun holandez

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 11:17
Ministrja e Jashtme udhëton për në Hagë, do të flasë për vizat me homologun holandez

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla është nisur për në Hagë për t’u takuar me homologun e saj holandez Stef Blok.

Ministrja e Jashtme përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se do të vizitojë Holandën për të diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e një marrëveshje bileterale.

“U nisa nga Prishtina drejt Hagës për një vizitë zyrtare për t’u takuar me homologun Stef Blok, për të riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Holandës, për të shkëmbyer pikëpamjet për zhvillimet e fundit, liberalizimin e vizave dhe për të thelluar lidhjet përmes nënshkrimit të një marrëveshje dypalëshe. Poashtu për të takuar anëtarët e diasporës tonë në Holandë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Holanda është njëra nga shtetet anëtare të BE’së që ende heziton për të dhënë dritën e gjelbër për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

(Kosova Sot Online)