Kundërshtimi i Veselit për marrëveshjen e Washingtonit një lojë mashtruese për ti fshehur dështimet dhe gabimet e PDK-së në dialog

Kundërshtimi i Veselit për marrëveshjen e Washingtonit një lojë mashtruese për ti fshehur dështimet dhe gabimet e PDK-së në dialog
Kundërshtimi i Veselit për marrëveshjen e Washingtonit një lojë mashtruese për ti fshehur dështimet dhe gabimet e PDK-së në dialog

Nexhat Haziri

  • 16 September 2020 - 07:46

Shkruan:Nexhat Haziri

“Unë mendoj se sa do që të përpiqen z, Veseli dhe PDK-ja për aktruar opozitën “e fortë” në raport me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e Uashingtonit, qytetarët nuk janë thjesht spektator që do i duartrokasin, por janë të vetëdijshme dhe të vëmendshëm për rrolin e PDK-së, në shumicën e rasteve negative, qoftë në qeveritë e kaluar, qoftë edhe në procesin e dialogut Kosovë- Serbi. Andaj z, Veseli dhe PDK-ja, thjesht po mundohen të mashtrojnë”.

“Kundërshtimi i z. Veseli dhe kritikat nga PDK-ja për marrëveshjen e Washingtonit, nuk mendoj se me këtë z, Veseli llogaritë në ndonjë kompromis sa i përket Gjykatës Speciale dhe aktakuzave ndaj tij me ndonjë lloj amnistie për të , pasi përballja e tij me Gjykatën Speciale dhe të tjerëve nga rrethi i ngushtë i ish-shokëve të luftës, nga hierarkia e UCK-së tashmë është punë e kryer. Ajo çfarë po mundohet z. Veseli dhe PDK-ja , është luajtja e rrolit të një opozitë, veprimet e së cilës janë më shumë për protagonizëm dhe marketing politik, siç janë edhe këto deklaratat kundërshtuese ndaj marrëveshjes së Washnigtonit dhe në përgjithësi ndaj vazhdimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Pra ky “aktrim” i z. Veseli dhe PDK-së, është paksa i çuditshëm për vet faktin se PDK-ja dhe vet z. Veseli janë thirrur gjithnjë në një lloj pro-amerikanizmi dhe për gati një dekadë kanë qenë bartës të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, që nën udhëheqjen e tyre Kosova nuk ka përfituar asgjë nga dialogu dhe marrëveshjet e arritura në këtë kohë nuk kanë qenë në favor të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".