Osmani flet për dialogun me ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 10:59
Osmani flet për dialogun me ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e ri të Zvicrës, Thomas Kolly.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeparlamentares, drejtuar mediave.

Në njoftim thuhet se Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimi me shtetin zviceran.

Osmani ka folur për rolin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe mbështetjen e shtetin zviceran ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit të përpjekjeve për pavarësinë e vendit.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga ambasadori Kolly që shteti i tij të vazhdojë me përkrahje të Kosovës edhe më tej, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin në sfera të tjera, teksa kryetarja Osmani u fokusua në bashkëpunimin në sferën e diplomacisë parlamentare ndërmjet të dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të posaçëm për procesin e dialogut me Serbinë.

(Kosova Sot Online )