Zyrtare: Guizhou Hengfeng prezanton Jahmir Hykën

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 10:27
Zyrtare: Guizhou Hengfeng prezanton Jahmir Hykën

Jahmir Hyka, pas Amerikës, zbulon edhe Kinën. Fantazisti 32-vjeçar është zyrtarizuar këtë të mërkurë si blerja e fundit e Guizhou Hengfeng, skuadër që militon në nivelit e dytë më të lartë të futbollit kinez.

Hyka konsiderohet nga ky klub futbollist me shumë cilësi dhe përvojë dhe që do të mund të japë një ndihmë të madhe për arritjen e objektivit, që është ngjitja në elitë.

Klubi Guizhou Hengfeng i kishte rezervuar një prazantim dinjitoz shqiptarit, që pritet të marrë çelësat e mesfushës së kësaj skuadre. Kina është etapa e radhës e futbollistit tiranas, që ka një karrierë të pasur nga Kategoria Superiore, në Greqi, Zvicër, Gjermani, SHBA dhe Izrael.

(Kosova Sot Online )