Gjermania planifikon të marrë 100 miliardë euro borxh vitin e ardhshëm

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 12:26
 Gjermania planifikon të marrë 100 miliardë euro borxh vitin e ardhshëm

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, po planifikon të sigurojë rreth 100 miliadë euro si borxh të ri vitin e ardhshëm.

Qëllimi i kësaj shume të madhe është mbështetja e luftës së autoriteteve kundër koronavirusit përmes skemave të ndryshme shtetërore. Kështu i thanë agjencisë Reuters katër persona të afërt me këtë çështje.

Këto plane e vënë në pah gatishmërinë e rritur të Berlinit për shtimin e borxhit, sepse një burim bëri të ditur se ministri Scholz fillimisht kishte synuar që të sigurohet një borxh prej 80 miliardë eurove në draftin për buxhetin e vitit 2021.

Ekonomia e Gjermanisë është prekur shumë nga pandemia për shkak të masave kufizuese dhe rënies së eksporteve, të cilat përbëjnë pjesë të rëndësishme të të hyrave.

(Kosova Sot Online)