Kush janë zyrtarët e Presidencës në Bosnje që votuan pro njohjes së Kosovës

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 14:29
Kush janë zyrtarët e Presidencës në Bosnje që votuan pro njohjes së Kosovës

Anëtarët e Presidencës së BeH, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, votuan për njohjen e Kosovës së pavarur, në seancën e sotme të Presidencës.

“Dodik do të përpiqet të ndërmarrë hapa për ta parandaluar atë, tani është dy me një”, tha Komshiq, pas seancës.

“Kosova është një shtet i pavarur, ky është realiteti dhe ne nuk duhet të ikim prej tij. Ajo që Dodik mund të bëjë, është të dalë përpara NARS dhe të serbovatet, kjo është gjithçka që Dodik do të bëjë”, tha ai.

(Kosova Sot Online )