
Lexoni edhe:
Tre persona vdiqën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit
Lajm i mirë na vjen sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ky institucion njofton se në 24 orët e fundit vendit i janë shtuar edhe 239 persona të cilët kanë arritur ta mposhtin me sukses infeksionin që vjen nga virusi COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tre persona vdiqën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit Lexoni edhe:
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.
(Kosova Sot Online)