Zemaj: Është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe assesi të marrë këmbë

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 15:55
 Zemaj: Është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe assesi të marrë këmbë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 664 mostrave. Pas konfirmimit të këtyre rasteve, ka reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se po bëhet e pamundura që virusi të menaxhohet.

Zemaj ka njoftuar edhe se Spitali i Vushtrrisë do t’i kthehet punës normale.

“Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK. Transporti i pacientëve nga Spitali i Vushtrrisë fillon nga dita e sotme”, ka shkruar Zemaj.

(Kosova Sot Online)