Përfundon seanca për raportimin e Hotit rreth dialogut, s’ka kuorum për votimin e rezolutës

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 22:49
Përfundon seanca për raportimin e Hotit rreth dialogut, s’ka kuorum për votimin e rezolutës

Rreth 7 orë ka zgjatur raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvendin e Kosovës, për marrëveshjen e Uashingtonit dhe dialogun në Bruksel.

Në fund të seancës nuk pati kuorum për të hedhur në votim rezolutën për dialogun.

Shefi i Grupit parlamentar i VV-së, njëherësh propozues i rezolutës, Rexhep Selimi tha se kanë marrë edhe disa propozime të cilat do të merren parasysh dhe nesër kur pritet edhe të vazhdojë seanca e Kuvendit, kjo rezolutë të hidhet për votim.

(Kosova Sot Online)