Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 09:41
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Me dt: 17.09.2020, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK sh.a. ka Vizituar Termocentralin Kosova A (TC-A), Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralin Kosova B (TC-B).

Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës.

Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës. Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

(Kosova Sot Online)