Vetëvendosje thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 09:48
Vetëvendosje thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në zyret e LVV-së në orën 13:00.

Nga kjo parti nuk kanë njoftuar se cila është arsyeja e mbajtjes së kësaj konference.

Kohët e fundit kanë qenë të shumta kritikat e zyrtarëve të VV-së ndaj Qeverisë Hoti.

Ata po ashtu po ashtu bëjnë thirrje tek Partia Demokratike që ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit dhe ta rrëzojnë këtë Qeveri.

(Kosova Sot Online)