Në dialog me Serbinë po injorohen krimet dhe dëmet e luftës, po merren me tema të rrezikshme për sovranitetin e shtetit

Në dialog me Serbinë po injorohen krimet dhe dëmet e luftës, po merren me tema të rrezikshme për sovranitetin e shtetit
Në dialog me Serbinë po injorohen krimet dhe dëmet e luftës, po merren me tema të rrezikshme për sovranitetin e shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 18 September 2020 - 07:41

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Në vend që Kosova të paraqes kërkesat me radhë si: 1. Përgjegjësinë penale të shtetit serb, 2. Dëmshpërblimin moral dhe kompensimin e dëmit material, 3. Gjetjen e të vrarëve nga qeveria serbe, 4. Njohjen reciproke të shteteve etj. Përkundër kësaj, Kosova e bëri temë vetveten në raport me shtetin serb. Pranoj Minishengenin, diskuton Asociacionin, e futi Ujmanin dhe mori obligime ndaj SHBA-së për rrugët, për hekurudhat, mbrojtjen e gjoja objekteve kishtare, si dhe hoqi dorë nga puna me faktorin ndërkombëtar. Këto janë çështje të rënda dhe i takon Kuvendit të ndali këtë punë të dëmshme të pushtetit në Kosovë. Nuk duhet vazhduar diskutimet për temat ku Kosova është temë e diskutimit”.

-Raportet me shtetin serb kanë filluar dhe po vazhdojnë shumë gabimisht, dhe këtej janë futur tema që fare nuk qëndrojnë. Pala kosovare, si nga Presidenti, ashtu edhe nga Qeveria, kanë filluar me tema teknike dhe kanë dalë te temat që de fakto e shkatërrojnë sovranitetin e Republikës. Natyrisht se dobësia është e shtetit tonë dhe e udhëheqjes së saj. Këtu duhet përmendur vazhdimisht dobësitë dhe marrëveshjet e bëra. Ka kaluar kjo te Asociacioni, pozita e kishave dhe gjoja rikthimi i serbëve të zhvendosur. I kanë lënë temat kryesore si përgjegjësia penale për krimet e luftës, dëmet materiale dhe morale, kompensimet për vjedhjet, sikundër edhe gjetja e të vrarëve mizorisht nga klika fashiste serbe. Këto tema u injoruan vazhdimisht nga udhëheqja e Kosovës. Ajo nuk i paraqiti dhe nuk i ndërlidhi ato me raportet ndërshtetërore, si dhe në kontest me shtetin serb. Kosova e vazhdoj dialogun pa principe dhe natyrisht se priten të ri aktualizohen temat e ndryshme si i thamë më lartë, për çështjet e ster diskutuara. Në vend që Kosova të paraqes kërkesat me radhë si: 1. Përgjegjësinë penale të shtetit serb, 2. Dëmshpërblimin moral dhe kompensimin e dëmit material, 3. Gjetjen e të vrarëve nga qeveria serbe, 4. Njohjen reciproke të shteteve etj. Përkundër kësaj, Kosova e bëri temë vetveten në raport me shtetin serb. Pranoj Minishengenin, diskuton Asociacionin, e futi Ujmanin dhe mori obligime ndaj SHBA-së për rrugët, për hekurudhat, mbrojtjen e gjoja objekteve kishtare, si dhe hoqi dorë nga puna me faktorin ndërkombëtar. Këto janë çështje të rënda dhe i takon Kuvendit të ndali këtë punë të dëmshme të pushtetit në Kosovë.

Nuk duhet vazhduar diskutimet për temat ku Kosova është temë e diskutimit. Për atë kërkohet të paraqiten temat e theksuara për të bërë temë të diskutimit shtetin serb. Ai ka dhunuar e përdhunuar, vrare e gjakosur popullin shqiptar dhe ka shkatërruar mbi 150 mijë objekte. Me dhunë u dëbuan mbi 1 milion shqiptar dhe këto duhet domosdo të shtrohen për diskutim. Nëse veprojmë kështu e vendosim shtetin serb në pozita të palakmueshme dhe ikim nga temat ku vendi i ynë është temë e diskutimit. Në të kundërtën do të vazhdohet me temën e futjes graduale të Kosovës në çështjet e shtetit serb. Kështu u futë Ujmani, kishat, mos puna ndërkombëtare, kthimi gjoja i serbëve në Kosovë, rrugët, liritë dhe të drejtat etj. Në të ardhmen, nëse vazhdohet kështu, futet edhe Trepça, edhe Mitrovica dhe kështu merr fund Republika. Është koha e fundit kur duhet të ndalet kjo rrugë shkatërrimtare dhe të kthehemi në çështjet themelore të përgjegjësisë dhe të njohjes reciproke sepse koha nuk pret”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".