“Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, dikush në AAK pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 10:09
“Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, dikush në AAK pajtohet me deklaratën e Albin Kurtit

Deklarata e djeshme e kreut të LVV’së, Albin Kurtit për Liqenin e Ujmanit ka ngritur reagime të shumta.

I pari i Vetëvendosjes tha dje përmes një shkrimi në Facebook se Ujmani nuk është ujë, por, tokë.

“ Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, ka deklaruar Kurti.

Me këtë deklaratë të shefit të LVV’së, është pajtuar sot nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Ai ka shkruar se nuk pajtohet me Kurtin kur thotë shumë gjëra, por, pajtohet me të kur deklaron se Liqeni i Ujmanit para se të bëhej liqe ishte tokë.

“Në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut  jo në historinë gjeologjike të planetit”, ka shkruar ai.

 

Une nuk pajtohem me Albin Kurtin per plot gjera, por kur thot se Liqeni i Ujmanit, perpara se te behej liqe artificial...

Publiée par Muharrem Nitaj sur Vendredi 18 septembre 2020
 

Ujmani është toka jonë Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqen artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri...

Publiée par Albin Kurti sur Jeudi 17 septembre 2020

(Kosova Sot Online)