Vetëm tre deputetë në sallë, seanca edhe sot nuk nis në kohë

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 10:31
Vetëm tre deputetë në sallë, seanca edhe sot nuk nis në kohë

Në ora 10:00 ishte paraparë që të fillonte seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, në sallë të Kuvendit momentalisht janë mbledhur vetëm tre deputetë.

Në kohë nuk kanë arritur për këtë seancë plenare as kryeparlamentarja me nënkryetarët si dhe kabineti qeveritar.

Edhe seanca e djeshme ka nisur me vonesë. Deputetët kanë debatuar për dialogun me Serbinë, derisa, kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar për takimet në Uashington e Bruksel.

(Kosova Sot Online)