5 pacientë në spitalin e Pejës në gjendje të rëndë nga koronavirusi

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 10:35
5 pacientë në spitalin e Pejës në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 18 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar. 13 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga Spitali kanë njoftuar se në 24 orëshin e fundit janë shëruar dy pacientë nga virusi korona.

“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga Spitali i Pejës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacienteë kaneë marreë trajtim emergjent...

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Jeudi 17 septembre 2020

(Kosova Sot Online)