Për shkeljen e marrëveshjes nga Serbia Kosova e ka adresë shtëpinë e bardhë dhe presidentin Donald Trump

Për shkeljen e marrëveshjes nga Serbia Kosova e ka adresë shtëpinë e bardhë dhe presidentin Donald Trump
Për shkeljen e marrëveshjes nga Serbia Kosova e ka adresë shtëpinë e bardhë dhe presidentin Donald Trump

Dardan Grapci

  • 18 September 2020 - 07:32

Shkruan: Dardan Grapci

“MPJ-a e Kosovës s’ka nevojë ta ngrit zërin e të bëjë zhurmë tani kundër Serbisë, metodat më e mençur do ishte që Kryeministri Hoti ta adresoj këtë skandal dhe këtë vazhdimësi të Vuciqit tek Shtëpia e Bardhë, me saktësisht tek Presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu Avdullah Hoti duhet ti bej publike në Facebook dhe Tvitter këto skandale të Vuciqit në gjuhen angleze ku Richard Grennell të jetë në ngjarje dhe ta kenë kulmin e vëmendjes, që ti lexon shkrimet e kryeministrit Hoti dhe ankesat në lidhje me Serbinë dhe sjelljet e saj në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së nënshkruar, për të ja tërhequr vërejtjen dhe ndëshkuar”.
 

-E kemi dëgjuar shumë herë atë shprehjen - ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk e harron, kjo shprehje vlen për Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ku jo që vetëm e ka ndryshuar qimen por zanatin e tij të vjetër nuk e harruar e cila është lobimi tek shtetet anëtare të BE-s dhe shtet tjera që ta ç’njohin pavarësinë e Kosovës, si dhe të kërkon nga shtetet tjera mos ta njohin pavarësinë e Kosovës.



MPJ-a e Kosovës s’ka nevojë ta ngrit zërin e të bëjë zhurmë tani kundër Serbisë, metodat më e mençur do ishte që Kryeministri Hoti ta adresoj këtë skandal dhe këtë vazhdimësi të Vuciqit tek Shtëpia e Bardhë, me saktësisht tek Presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu Avdullah Hoti duhet ti bej publike në Facebook dhe Tvitter këto skandale të Vuciqit në gjuhen angleze ku Richard Grennell të jetë në ngjarje dhe ta kenë kulmin e vëmendjes, që ti lexon shkrimet e kryeministrit Hoti dhe ankesat në lidhje me Serbinë dhe sjelljet e saj në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së nënshkruar, për të ja tërhequr vërejtjen dhe ndëshkuar.

Marrëveshja e nënshkruar në Vashington nga Vuciqi dhe Hoti do thotë punë e kryer, por si duket Presidenti Serb po tenton të ecë në dy rrugë njëkohësisht, ku njëra rrugë është e drejtuar tek Rusia dhe tjetra rrugë tek Amerika. Shtrohet pyetja: çka do të bënë presidenti serb kur Rusia dhe Amerika do ia kthejnë shpinën? çka do bënë presidenti serb kur populli do fillon të ikë nga shteti i tyre shkaku i gabimeve të tij? Për këtë duhet të mendoj, sepse nëse e shikojmë Serbinë mundë të them se mbi 60% i këtij shteti po jeton në mjerim shkaku i skandaleve të Qeverisë Serbe dhe shkaku i disa ideologëve të cilët ende po mendojnë se Kosova është Serbi.

Prandaj gjithashtu i bëjë apel edhe shoqërisë civile në Kosovë, që të mos inatosen nga këto ngjarje që po i bënë Serbia, sepse siç është një fjalë e urtë - ai që ia qel dikujt gropën vetë do bije në të. Kështu që Vuçiqi mundë të duket i fuqishëm, por ne realitet është vetë duke hyrë në atë gropë pa e ditur ai vetë. Kështu që Hoti le ta vazhdon punën e tij, sepse me ardhjen e Presidentit amerikan Donald Trump i cili do vjen në Kosovë, sikur që po planifikohet, lirisht mund të themi se Serbia do jetë kësaj radhe viktimë , si dhe do fajësohet vetë Aleksandër Vuçiqi për veprimet që i ka marrë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington më 4 shtator”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".