Deputeti i AAK’së ka një kërkesë për ministrin Mustafa

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 11:53
Deputeti i AAK’së ka një kërkesë për ministrin Mustafa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj,  i ka bërë thirrje Ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa  që me seriozitet t’a trajtoj problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit.

“Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari Ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre”, ka thënë Tolaj.

Postimi i plotë:

Duke besuar në vullnetin e mirë të Ministrit të Bujqësisë, z. Besian Mustafa, bëj thirrje publike që me seriozitet ta trajtoj problemin jetik që e kanë vreshtarët e Rahovecit me shitjen e rrushit.Gjithmonë po përsëriten të njëjtat probleme, andaj i nderuari Ministër, rikonfirmojmë përkrahjen e deputetëve në zgjidhjen e problemeve të tyre.AT.

(Kosova Sot Online)