Hipokrizia e Hashim Thaçit, e kundërshton Asociacionin që vetë e ka nënshkruar për ta tensionuar situatën dhe goditur Hotin

Hipokrizia e Hashim Thaçit, e kundërshton Asociacionin që vetë e ka nënshkruar për ta tensionuar situatën dhe goditur Hotin
Hipokrizia e Hashim Thaçit, e kundërshton Asociacionin që vetë e ka nënshkruar për ta tensionuar situatën dhe goditur Hotin

Nexhat Haziri

  • 18 September 2020 - 07:48

Shkruan: Nexhat Haziri

“E tëra çfarë po mundohet të bëjë Thaçi, është krijimi tensioneve politike në vend dhe goditja e kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ky I fundit gjithnjë e më shumë po merr pozitën e një partneri të besueshëm në Uashington, Bruksel e Berlin, duke përfaqësuar interesat e vendit në mënyrë të duhur, dhe kjo sikur po e pengon presidentin Thaçi dhe pozita e tij në periferi të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi që natyrisht po I krijon frustrim, po e shtynë në veprime dhe deklarime të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për vendin. Krejt në fund, Kosova ka marrë obligime për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe ky asociacion duhet të formohet konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit pa kompetenca ekzekutive apo të lloji të pushtetit të tretë në Kosovë”.

-Deklarata e Presidentit, Thaçi se rihapja temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun, që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është kthim prapa për Kosovën, tregon hipokrizinë e këtij njeriu, i cili tashmë është i vetëdijshëm se ka mbaruar karriera e tij politike me rastin e ngritjes së aktakuzës nga prokuroria e Gjykatës Speciale, po tenton me çdo kusht për ta destabilizuar Kosovën. Përtej kësaj, është po ky njeri që ka nënshkruar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në prill të vitit 2013 si një nga çështjet e akorduara në marrëveshjen për normalizim të raporteve Kosovë- Serbi. Thaçi si tyxhar me territorin e Kosovës, që tentonte të bënte një të ashtuquajtur marrëveshje finale me Serbinë, mbi parimet e shkëmbimeve të territoreve, që ishte një plan ruso-serb, që në fakt rrezikonte substancën shtetërore të vendit, duke e shndërruar në një shtet jofunksional deri në zhbërje, tani kur po perëndon dielli tij në politikë, befas na shfaqet si një patriot i madh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".