Kryeministri lartëson aksionin në Karaçevë, thotë se po kthehet normaliteti në çdo fushë

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 10:50
Kryeministri lartëson aksionin në Karaçevë, thotë se po kthehet normaliteti në çdo fushë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, duke thënë se ky është vetë fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë.

Hoti ka thënë se ky aksion është dëshmi se institucionet e sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë”, ka shkruar Hoti.

 

Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të...

Publiée par Avdullah Hoti sur Samedi 19 septembre 2020

(Kosova Sot Online)