Indonezia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 11:02
Indonezia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Indonezia e ka shënuar shifrën më të lartë të rasteve ditore të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet aziatik u regjistruan 4,168 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 240,687.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 112 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 9,448, shkruan Reuters.

(Kosova Sot Online)