Kina dërgon 18 aeroplanë luftarakë në Ngushticën e Tajvanit gjatë vizitës së të dërguarit amerikan

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 13:13
Kina dërgon 18 aeroplanë luftarakë në Ngushticën e Tajvanit gjatë vizitës së të dërguarit amerikan

Kina i ka ngritur në ajër 18 aeroplanë luftarakë në hapësirën e Ngushticës së Tajvanit gjatë vizitës së të dërguarit amerikan në ishull.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se dy bombardues dhe 16 aeroplanë luftarakë të Komandës Lindore të Kinës kaluan nëpër zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit të premten.

“Ata që luajnë me zjarrin janë të paracaktuar të digjen”, tha para gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Kinës, Ren Guoqiang.

Ky paralajmërim i superfuqisë aziatike erdhi në kohën kur zyrtari amerikan, Keith Krach, zhvilloi bisedime me ministrat tajvanezë, duke u bërë zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit në 49 vjet që e viziton ishullin që Kina e vlerëson si territor të vetin, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Duke e cilësuar si pjesë të veten, Kina e kundërshton fuqishëm çfarëdo ndërveprimi të Tajvanit me shtete tjera.

Kina i ndërpreu marrëdhëniet me qeverinë e Tajvanit pas zgjedhjes së zonjës Tsai në vitin 2016, por ajo u zgjodh përsëri këtë vit me një epërsi të ngushtë.

Analistët thonë se veprimi i ushtrisë kineze është një mesazh i qartë për Shtetet e Bashkuara që ta ndalin atë që janë duke e bërë pasi kjo ushtri bëri manovër të ngjashme në gusht, kur për vizitë në Tajvan ishte sekretari amerikan i Shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)