Banorët e Karaçevës nuk flasin për kazinotë pasi ndihen të frikësuar

  • E.K /
  • 19 shtator 2020 - 17:23
Banorët e Karaçevës nuk flasin për kazinotë pasi ndihen të frikësuar

Një natë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës janë arrestuar 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë pas një aksioni në këtë fshat, në rajonin e Prishtinës, si dhe lokacione të tjera të vendit.

Banorët e kësaj ane po tregojnë prapa kamerës se aksioni i rrënimit të më shumë se 12 kazinove, ka nisur pas mesnate. Ndërkaq, të njëjtit nuk pranojnë të flasin meqë thonë se ndihen të frikësuar.

Sipas një komunikate, Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës, operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimi me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete të tjera kriminale.

Një ditë pas rrënimit të këtyre kazinove ilegale, shihen punëtorë të cilët po mbledhin gjëra të cilat kanë mbetur brenda.

(Kosova Sot Online)